Zelensky shkarkon ministrin e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov është shkarkuar nga posti i tij, ka njoftuar lideri i vendit Volodymyr Zelensky.

Reznikov e kishte drejtuar ministrinë që përpara fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.

Por në fjalimin e tij të natës, Zelensky tha se ishte koha për “qasje të reja” në ministrinë e mbrojtjes.

Rustem Umerov, i cili drejton Fondin e Pronës Shtetërore të Ukrainës, është emëruar nga Zelensky si pasardhësi i Reznikov.

“Unë besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi,” tha presidenti ukrainas në fjalimin e tij nga kryeqyteti Kiev.

Mediat ukrainase kanë spekuluar se Reznikov do të bëhet ambasadori i ri i Kievit në Londër, ku ai ka zhvilluar marrëdhënie të mira me politikanë të lartë./21Media

Back to top button