Zelensky shpreh ngushëllime për Maqedoninë e Veriut: Ukraina vajton përkrah miqve tanë maqedonas

Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, ku në një diskotekë nga zjarri vdiqën 51 të rinj dhe ngelen të lënduar dhjetra persona, transmeton TV21.
“Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e viktimave, President Gordana Siljanovska-Davkova dhe popullit maqedonas. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Ukraina vajton përkrah miqve tanë maqedonas në këtë ditë të trishtë”, ka shkruar Zelensky.
Tragic news of a deadly fire in 🇲🇰Kochani. My condolences to the victims’ families and loved ones, President @gogamkd, and the Macedonian people. I wish those who were injured a speedy recovery. Ukraine mourns alongside our Macedonian friends on this sad day.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 16, 2025