Zelensky: Shqipëria, Mali i Zi e RMV meritojnë të jenë anëtare të BE-së
Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky theksoi se si Ukraina, ashtu edhe Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut meritojnë të jenë anëtare të BE me të drejta të plota.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, homologu i tij malazez, Dritan Abazoviq po qëndrojnë për vizitë në Ukrainë.
“Duhet të jetë përgjigje strategjike ndaj agresionit rus. Na duhet më tepër bashkërendim i vendeve evropiane, na duhet që të tejkalojmë ndasitë midis të ashtuquajturve anëtarë të rinj dhe të vjetër, na duhet që të shmangim çdo zonë gri në Evropë. Vendet tona, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëhen anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Evropian dhe ne biem dakord që vendet tona nuk janë rivalë në këtë rrugëtim evropian, por ata përplotësojnë përpjekjet e tyre. Sot ne takohemi në vigjilje të një takimi historik evropian që do të marrë masa për perspektivën e Ukrainës në BE. Falenderoj kryeministrat për mbështetjen në dhënien e statusit të vendit kandidat për BE…”,u shpreh Zelensky./21Media