Zelensky: S’ka pushim në bombardimet e qyteteve që nga mesnata

Ndërkohë, ndërsa Sergei Lavrov flet në Moskë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re.
Ai pretendon se linjat e mbrojtjes së Ukrainës po rezistojnë, por thotë se bombardimet e qyteteve nga Rusia nuk kanë pushuar që nga mesnata, transmeton rtv21.tv.
Ai thotë se ndryshimi në taktikën e Rusisë në shënjestrimin e zonave civile tregon se Ukraina ka qenë e suksesshme në rezistimin e planit të Moskës për një fitore të shpejtë nëpërmjet sulmit tokësor.
“Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë”, thotë Zelensky, duke shtuar se Ukraina po merr furnizime të përditshme me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë.
Komentet e tij vijnë pasi filloi një hetim mbi krimet e mundshme të luftës, me Rusinë të akuzuar për bombardimin e civilëve./21Media

Back to top button