Zelensky: Të gjithë ju sot jeni ukrainas
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, falënderoi sërish komunitetin global për solidaritetin me Ukrainën, pasi ajo mbrohet nga një pushtim rus në shkallë të plotë.
Përmes një video, Zelensky u dha një mesazh tubues ukrainasve, duke thënë: “Sot, ne jemi të gjithë ushtarakë. Disa prej nesh janë ushtarakë, që i shërbejnë vendit tonë në ushtri”.
“Të tjerët po shërbejnë si mjekë… të tjerë po punojnë për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo është zemra jonë, zemra e Ukrainës, duke qëndruar së bashku kundër së keqes”, tha ai, përcjellë rtv21.tv
Ai dedikoi minuta heshtje për të rënët dhe u bëri thirrje njerëzve të Evropës që të dalin në rrugë dhe të mbështesin Ukrainën.
“Përkrahni luftën tonë, sepse nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, Evropa nuk do të qëndrojë. Nëse ne do të biem, ju do të bini”, tha ai.
“Të gjithë ju sot jeni ukrainas”, përfundoi presidenti./21Media