Zelensky tha se Ukraina nuk e ka ndërmend të sulmojë Rusinë
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden është pajtuar t’i dërgojë Ukrainës sisteme më të avancuara raketash. ShBA-ja ka rënë dakord të sigurojë raketa të drejtuara me saktësi, të cilat mund të arrijnë objektiva deri në 70 km (45 milje), vetëm pasi të kenë marrë garanci se armët nuk do të përdoren për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij “nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë”.
Në një intervistë me kanalin televiziv Newsmax, udhëheqësi ukrainas ka këmbëngulur se artileria do të përdorejë vetëm për vetëmbrojtje.
“Ne nuk jemi të interesuar për Federatën Ruse. Ne nuk po luftojmë në territorin e tyre siç bëjnë ata me ne”, i ka thënë Zelensky Rob Schmitt të Newsmax./21Media