Zelensky thotë se 6000 km katrorë të Ukrainës janë çliruar që nga fillimi i shtatorit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase kanë rimarrë 6,000 kilometra katrorë tokë në lindje dhe jug të vendit që nga fillimi i muajit, ndërsa ai bëri thirrje për presion më të madh ndërkombëtar për të izoluar Rusinë.
Sipas analistëve, kjo do të ishte gati 10% e territorit të humbur nga ofensiva ruse që nga fillimi i luftës në shkurt, transmeton rtv21.tv.
Në video-mesazhin e tij të përditshëm, Zelensky pyeti gjithashtu “Pse [Rusia] mund të bëjë luftë kaq mizore dhe cinike? Ka vetëm një arsye: presioni i pamjaftueshëm ndaj Rusisë. Përgjigja ndaj terrorit të këtij shteti është e pamjaftueshme.”
Një përgjigje, tha ai, ishte “rritja e ndihmës për Ukrainën dhe mbi të gjitha përshpejtimi i ofrimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore”.
“Nuk ka ende një njohje zyrtare të Rusisë si një shtet sponsorizues i terrorizmit. Qytetarët e shtetit terrorist mund të shkojnë ende në Evropë për të pushuar dhe për të bërë pazar, ata ende mund të marrin viza evropiane dhe askush nuk e di nëse ka ekzekutues apo vrasës mes tyre. ata që sapo janë kthyer nga territori i okupuar i Ukrainës”, tha Zelensky.
Disa vende evropiane kanë miratuar ndalimin e vizave turistike për rusët.
Zelensky tha se Rusia ishte fajtore për “terrorin energjetik. Banorët e shumë vendeve në mbarë botën po vuajnë për shkak të rritjes së dhimbshme të çmimeve për burimet e energjisë — për energjinë elektrike, për ngrohjen. Rusia e bën këtë qëllimisht. Ajo qëllimisht destabilizon tregun e gazit në Evropë”.
Presidenti i përshkroi sulmet ndaj furnizimeve me energji elektrike të Ukrainës si “një shenjë e dëshpërimit të atyre që shpikën këtë luftë. Kështu reagojnë ata ndaj disfatës së forcave ruse në rajonin e Kharkiv”./21Media

Back to top button