Zelensky thotë se është koha për të folur me Moskën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje të shtunën për bisedime domethënëse për paqen dhe sigurinë “pa vonesë” me Moskën.
Ai tha se ishte shansi i vetëm i Rusisë për të zvogëluar dëmin nga “gabimet” e saj.
“Ky është i vetmi shans për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës përmes videos.
“Është koha për t’u takuar, është koha për të biseduar, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen disa breza për t’u rikuperuar.”, shtoi tutje ai, shkruan BBC./21Media