Zelensky thotë se manastiri u dogj nga ushtria ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se artileria ruse ka “shkatërruar” kishën e Gjithë Shenjtorëve në Sviatohirsk në Ukrainën lindore të shtunën.
“Ajo u shkatërrua për herë të parë gjatë epokës sovjetike,” tha Zelensky në një postim në Facebook . “Më vonë u rindërtua. Dhe kështu u dogj nga ushtria ruse.
“Okupatorët e dinë saktësisht se cili objekt po granatohet,” tha ai. “Atyre nuk u intereson se çfarë do të shndërrohet në gërmadha.”
Ukraina i ka bërë thirrje UNESCO-s që të “privojë Rusinë nga anëtarësimi në organizatë” sepse ajo “ka shkatërruar kaq shumë monumente, vende kulturore dhe sociale në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.
“Ne presim një përgjigje logjike dhe të drejtë nga OKB-ja dhe UNESCO”, tha Zelensky. “ Kombet e Bashkuara dhe statuti i saj nuk parashikon shoqërim me terroristët. Izolimi i Rusisë duhet të jetë i plotë, ajo duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e saj.”
Në anën tjetër Rusia ka fajësuar ukrainasit për djegien e manastirit.
Tempulli origjinal daton në vitin 1526, sipas faqes zyrtare të kishës. Në një deklaratë të veçantë, dioqeza e Donetskut tha se tempulli më i madh u rindërtua në vitin 2005, duke përdorur traditat e arkitekturës ruse prej druri të shekujve 16-17./21Media

Back to top button