Zelensky thotë se Rusia do të humbasë

Në prag të Ditës së Fitores, ndërsa lufta po shpërthen në vendin e tij, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte “harruar gjithçka që ishte e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore”.
Ai tha se e gjithë bota e lirë mund të shihte se Ukraina ishte “pala e së mirës në këtë luftë”, duke shtuar se Rusia “do të humbiste sepse e keqja humbet gjithmonë”.
Udhëheqësit perëndimorë përdorën gjithashtu rastin e Ditës së Fitores për të denoncuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, transmeton rtv21.tv.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili vizitoi Ukrainën, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Presidenti rus Vladimir Putin “po shkonte kundër vlerave për të cilat kaq shumë njerëz luftuan dhe vdiqën”.
Dhe udhëheqësit e grupit G7 thanë se veprimet e Putinit sollën “turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj”./21Media

Back to top button