Zelensky thotë se Ukraina duhet të bisedojë me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Ukraina duhet të përballet me realitetin e situatës dhe të bisedojë me Rusinë.
Zelenskyy tha se Ukraina nuk ishte e etur për të biseduar me Vladimir Putinin, por beson se ka të ngjarë të jetë e nevojshme për t’i dhënë fund luftës.
”Ka gjëra për të diskutuar me liderin rus. Unë nuk po ju them se për mua njerëzit tanë janë të etur të flasin me të, por ne duhet të përballemi me realitetin e asaj që po jetojmë. Çfarë duam nga ky takim… Ne duam jetën tonë të rikthehet. Ne duam të rimarrim jetën e një vendi sovran brenda territorit të vet”, tha ai Zelenskyy.
Ky i fundit theksoi se Rusia nuk është ende gati për bisedime serioze paqeje./21Media

Back to top button