Zelensky thotë se veprimet e Rusisë përbëjnë gjenocid
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar pushtimin rus të vendit të tij si torturë të të gjithë kombit.
Duke folur për CBS News, Zelensky tha se populli i Ukrainës nuk dëshiron të nënshtrohet nga Rusia dhe si rezultat po shkatërrohet dhe shfaroset.
I pyetur drejtpërdrejt nëse veprimet e Rusisë përbëjnë gjenocid, ai tha ”në të vërtetë, ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se 100 kombësi”.
Sipas tij kjo luftë e Rusisë ka të bëjë me shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha kombësive./21Media