Zelensky u kërkon rusëve të ndalojnë Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje popullit rus të enjten që të ndalojë presidentin Vladimir Putin nga lufta.
“Kostoja e një personi në Rusi që dëshiron të vazhdojë këtë luftë do të jetë që e gjithë shoqëria ruse të mbetet pa një ekonomi normale, pa një jetë të denjë dhe pa respekt për asnjë vlerë njerëzore”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.
“Kjo ende mund të ndalet. Por për ta ndaluar atë, ju duhet të ndaloni të vetmin person në Rusi që dëshiron luftën më shumë se jetën. Jetën tuaj, qytetarë të Rusisë”, shtoi ai, përcjell rtv21.tv
Zelensky hodhi poshtë përsëri tentativën e aneksimit të katër rajoneve të okupuara nga Rusia të vendit. “Rusia nuk do të marrë territor të ri në Ukrainë”, tha ai.
Presidenti ukrainas ndau një mesazh posaçërisht për popujt indigjenë të Rusisë.
“Gjatë javës së parë të mobilizimit kriminal, më shumë burra u larguan nga Rusia sesa autoritetet ruse do të dërgonin zyrtarisht në luftë”, tha Zelensky.
“Dagestanasit nuk duhet të vdesin në Ukrainë. Çeçenët, Ingushët, Osetët, Çerkezët dhe çdo popull tjetër që hynë nën flamurin rus. Në total, pothuajse 200 popuj të ndryshëm… Ju e dini se kush i dërgon në Ukrainë”, shtoi ai./21Media

Back to top button