Zelensky: Ukraina do ta bëjë NATO-n më të fortë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua një turme të madhe gjatë samitit të NATO-s në Lituani.
“NATO do t’i japë Ukrainës siguri. Ukraina do ta bëjë NATO-n më të fortë!” tha Zelensky.
Zelensky tha se beson në një “NATO që nuk heziton, nuk humbet kohë dhe nuk shikon prapa te një agresor”.
Tubimi i paparalajmëruar në Vilnius përfundon me himnin kombëtar të Ukrainës dhe me thirrjet “Lavdi Ukrainës!”
Shumë njerëz në turmë shihen me flamujt kombëtarë të Ukrainës blu-verdhë.
Lituania së bashku me disa vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore ka qenë një nga aleatët më të vendosur të Kievit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA