Zelensky: Ukraina po punon për paqe

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, nga ku edhe u përzu pas debatit të ashpër që e pati me homologun e tij, Donald Trump.
Zelensky përmes një postimi në “X”, e ka falënderuar Amerikën për mbështetjen dhe për vizitën.
“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit presidentitDonald Trump, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, shkroi Zelensky.