
Zelensky uron Ramën: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për paqe dhe siguri
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka uruar sot Edi Ramën, që doli si i pari i Qeverisë së Shqipërisë edhe për një mandat katër vjeçar, pas zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim në platformën “X
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka uruar sot Edi Ramën, që doli si i pari i Qeverisë së Shqipërisë edhe për një mandat katër vjeçar, pas zgjedhjeve të 11 majit.
Në një postim në platformën “X”, Zelensky ka theksuar se e pret me padurim të vazhdojë punën dhe dialogun me Edi Ramën për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën.
“I uroj kryeministrit Rama çdo sukses në zbatimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”.
“Së bashku, do të përparojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona në Evropë, e cila është e fortë dhe e bashkuar”, ka thënë Zelenksy.
Congratulations to @ediramaal on his reappointment as Prime Minister of Albania. I look forward to continuing our great dialogue and working together to achieve lasting peace and security for all of Europe. I wish Prime Minister Rama every success in carrying out his ambitious…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 18, 2025

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





