Zemaj: Arben Vitia duhet të japë dorëheqje të parevokueshme

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitisë.
“Situata është alarmante!Sot, 1765 raste të reja me Covid-19 si dhe 5 të vdekur. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jep dorëheqje të parevokueshme si pasojë e dështimit në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, ka shkruar Zemaj.
Gjithashtu, para pak orësh, Zemaj postoi në Facebook pamje nga qendrat e vaksinimit në Prizren dhe Gjakovë, në të cilat shihej fluks i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19./21Media
Back to top button