Zemaj: Kjo krizë është shndërruar në normalitet nga Albin Kurti

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj para seancës së 36-të të Kuvendit të Kosovës, i tha RTV21 se nuk ka ndryshim,
“Duket se kjo krizë nga Albin Kurti dhe subjekti i tij është shndërruar në normalitet, edhe ky normalitet është duke i kushtuar gjithë Kosovës dhe asaj që quhet pjesa ekonomike, krizës ekonomike po ashtu jemi edhe larg asaj që do të ishte paraqitje serioze para partnerëve ndërkombëtar nga kriza globale dhe nga ngjarjet që po ndodhin në Lindjen e Mesme”, tha Zemaj.
Ai komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili i ka quajtur nomadë deputetët.
“ Këto deklarata i kemi dëgjuar nga fillimi kjo është ajo arrroganca që e ka krijuar vet këtë situatë sepse kemi të bëjmë më një subjekt politik i cili paradite linçon, në mesditë të përqafon dhe në mbrëmje të urrejnë , këta nuk e dijnë çka dojnë dhe nuk e dijnë se çfarë i ofrojnë Republikës së Kosovës është pak e rëndësishme çka thonë për neve”, u shpreh Zemaj.
Derisa tha se do të repsketojnë vendimet eGjykatës Kushtetuese, por që sipas tij nevojitet marrëveshje politike./21Media