Zemaj: Kosova i takon familjes europiane, qeveria ka dëmtuar raportet me partnerët ndërkombëtarë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se Kosova “i takon familjes europiane” dhe se LDK do të vazhdojë të punojë për integrimin euroatlantik të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka thënë se qeveria aktuale, ka dëmtuar seriozisht raportet tona me partnerët ndërkombëtarë dhe e njëjta sipas tij e ka larguar Kosovën nga axhenda euroatlantike.
“Kosova i takon familjes europiane. LDK ka punuar dhe do të punojë gjithmonë për integrimin përfundimtar të vendit tonë në strukturat euroatlantike. Fatkeqësisht, qeveria aktuale, e cila prej një viti po vepron në mënyrë joligjore, ka dëmtuar seriozisht raportet tona me partnerët ndërkombëtarë dhe e ka larguar Kosovën nga axhenda euroatlantike. Qytetarët duhet ta ndëshkojnë këtë paaftësi dhe këtë keqmenaxhim. Katër vite pa asnjë projekt zhvillimor. Në vitin e pestë, vetëm propagandë, polarizim dhe fjalor i ulët për t’i ndarë njerëzit në “patriotë” e “tradhtarë”. Kosova meriton qeverisje të përgjegjshme, profesionale dhe të orientuar drejt integrimit dhe zhvillimit”, ka shkruar Zemaj./21Media