Zemaj: Kurti e “Mindil Vitia” s’kanë as plan, as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar haptaz punën dhe menaxhimin me pandeminë të Qeverisë së Albin Kurtit.
“Dërgimi në rrugën e infeksionit e jo parandalimit me vaksinë. Çka është ky, menaxhim? JO! Ky është tmerr. Deri sa qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit, sikurse pamjet e sotme në Prizren e Gjakovë, ku edhe ashtu kemi rritje enorme brenda ditësh të rasteve spitalore e fatkeqësisht edhe numri i vdekjeve po rritet frikshëmQeveria Kurti dhe “Mindil Vitia” s’kanë as plan dhe as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe jetës së tyre. Kjo Qeveri ka hall tjetër, luksin e zyrave të qeverisë, agjendën populliste për vota dhe fushatën zgjedhore. Normal, edhe po bëjnë “praktikë”, me pushtet dhe me shëndet” ka shkruar Zemaj në Facebook.
Gjithashtu, ish ministri ka publikuar disa video, ku shihen fluksi i qytetarëve duke pritur në rend për t’u vaksinuar kundër Covid-19./21Media

Back to top button