Zemaj: LDK-ja është unike, nuk bëjmë koalicion me LVV-në

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në një deklaratë për RTV21 i është përgjigjur pretendimeve të deputetës së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, e cila ka thënë se LDK-ja nuk po e refuzon koalicionin me LVV-në, por atë po e bënë pa i pyetur strukturat brenda partisë.

Sipas deputetit Zemaj LDK-ja është unike kundër koalicionit me LVV-në. Deklarimet e tilla e quan tendencioze.

“Kjo është jo serioze të thuhet. Është edhe tendencë për të interferuar në politikat e LDK-së. Ju e keni parë edhe letrën që i është dërguar së fundmi, tentohet që ata (LVV) t’i tregojë LDK-së në ndarjen e gjeneratave në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Kjo nuk është serioze, është një qasje e cila ka tendencë për të zgjatur ngërçin politik i cili është në interes për LVV-në. LDK-ja është unike, i ka qëndrimet e saj dhe nuk ka ndryshuar qëndrim kundër koalicionit me LVV-në. Nëse ka ndonjë ndryshim, ai duhet të merret si vendim brenda kryesisë së LDK-së”, tha Zemaj./21Media

Back to top button