Zemaj: Rreth 30 mijë raste me COVID-19, rezultat i menaxhimit online të pandemisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemja, ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim të pandemisë.
Para kolegëve të tij, Zemaj ka theksuar se rastet e reja me COVID-19 janë rezultat i menaxhimit online të pandemisë.
“Afër 30 mijë raste me COVID-19 gjatë këtij muaji. Ky është epilogu i paaftësisë qeverisëse, ky është menaxhimi online të pandemisë. Ky është rezultati i qeverisjes së paaftë, që profesionistët shëndetësor i trajton me lëmoshë. Ka marrë masa jo të duhura. Qeveria nuk brengoset se njerëzit duhet të jetojnë. Paaftësia Qeverisëse po e mbyt ekonominë e vendit”, ka thënë ai./21Media

Back to top button