Zemaj: S’ka lirim të masave, jemi në fazë delikate

 

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19 sot mbajti takimin e radhës. Në këtë takim është diskutuar edhe për lirimin apo shtrëngimin e masave.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se jemi në fazë delikate dhe se duhet të ulet edhe më tej lakorja e infektimeve dhe rasteve të vdekjeve. Ai tha se konsideron që së paku edhe për disa ditë apo javë, masat e njëjta duhet t’i mbajmë në fuqi.

Gjithashtu, ai ka kërkuar edhe fushatë vetdijësuse për nxënësit, prindërit e mësimdhënësit.

Sipas tij, dita e parë e shkollës nuk duhet t’i gjejë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të painformuar.

Back to top button