Zemaj: VV-ja nuk do partnerë qeveritarë, do vasalë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në seancën e Kuvendit akuzoi partinë e parë LVV-në se për të 46-tën herë po ikë nga përgjegjësia për të gjetur zgjidhje.
“Nuk jam për të reaguar ndaj ikjes së LVV nga salla dhe debati parlamentar,, por fakti që kjo fjalë po mbahet pa mikrofon, pa regji dhe pa incizim zyrtar nga kuvendi, kallëzon shumë”, tha Zemaj.
“Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit dhe demokracisë. VV-ja nuk dëshiron ta ndajë pushtetin, sepse do pushtet të plotë dhe të pa kontrolluar. Pushtetin nuk e sheh si përgjegjësi publike por si pronë privatë. VV-ja kur hyn në Kuvend flet për bashkëpunimin me LDK-në, i duan të gjithë, edhe votat e Listës Serbe. VV-ja nuk do partnerë qeveritarë, do vasalë”, u shpreh ai.
Sipas Zemajt, LVV refuzon të lejojë konstituimin e Kuvendit dhe po kërkon pushtet të plotë dhe të pakontrolluar.