Zënka me Vin Diesel, tërhiqet nga projekti regjisori i “Fast and Furious 10”

Regjisori Justin Lin është tërhequr nga “Fast and Furious” javën e kaluar pas mosmarrëveshjeve me aktorin Vin Diesel.
“Fast and Furious” e drejtuar nga Lin njoftoi papritur tërheqjen nga seria e to-të me radhë, pak ditë pas fillimit të prodhimit.
Ndërsa u tha se tërheqja e tij ishte miqësore, një raport i ri nga The Hollywood Reporter tregon një histori tjetër.
Me sa duket, një “mosmarrëveshje e madhe” me yllin kryesor Diesel e bëri Lin të largohej përfundimisht.
Sipas burimeve të THR, Lin, Diesel dhe dy drejtues u takuan për të diskutuar për skenarin e Diesel.
Universal Pictures kishte dërguar edhe një shkrimtar në Londër, ku po xhirohet “Fast X”.
“Justin më në fund u mjaftua dhe tha: “Ky film nuk ia vlen për shëndetin tim mendor”, tha një burim i brendshëm për THR./21Media

Back to top button