“Serbët dhe shqiptarët të ndjekin shembullin e francezëve dhe gjermanëve”

Zëvendës-shefi i delegacionit të BE-së në Ballkan apelon për “ndërvarësi”

Zgjidhja për tejkalimin e konflikteve dhe jeta në paqe në Ballkan është që të punohet në drejtim të ndërvarësisë, me saktë që shtetet e rajonit të mbështeten në njëra-tjetrën.

Këtë deklaratë e bëri zëvendës-shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Oskar Benedikt dhe shtoi se nëse kjo bëhet, atëherë shtetet e kanë shumë më të vështirë që të ndërsehen kundër njëra-tjetrës, duke shtuar se kjo në veçanti vlen për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, transmeton rtv21.tv

Benedikt tha se nëse vlerësohen marrëdhëniet aktuale mes Serbisë dhe Shqipërisë, atëherë retorika mes këtyre dy vendeve është tejet negative dhe shtoi se dy vendet duhet të mbështetën në konceptin nga viti 1950, kur u tejkaluan dallimet në Evropë, duke apeluar me ketë rast te dy vendet që të gjejnë inspirim në këtë koncept.

Benedikt kujtoi se atëbotë, Gjermania dhe Franca, të cilat mësuan leksionet nga Lufta e Dytë Botërore, u nisën në rrugën e pajtimit dhe të bashkëpunimit, duke u mbështetur në themelet e bashkësisë, mbi të cilat u ndërtua Bashkimi Evropian.
Sipas fjalëve të tij, koncepti i bashkësisë, e jo i ndarjeve, mbi të cilin në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar u krijua Bashkimi Evropian, duhet të zbatohet edhe në Ballkan./21Media

Back to top button