Zëvendëskryeministri i Luksemburgut sot në Kosovë – pritet nënshkrimi i një memorandumi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve kosovare.
Sot, zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe homologu i tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel, do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi mes dy vendeve, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Ceremonia e nënshkrimit është parashikuar të mbahet në orën 15:20.
Bettelin më pas do ta presë në takim presidentja Vjosa Osmani.