Zëvendëskryeministri polak: Vendosni misionin e paqes në Ukrainë

Një mision paqeruajtës ndërkombëtar me aftësi ushtarake duhet të dërgohet në Ukrainë, ka sugjeruar lideri i partisë në pushtet të Polonisë gjatë një udhëtimi simbolik në Kiev.

“Unë mendoj se është e nevojshme të kemi një mision paqeje NATO, ndoshta një strukturë më të gjerë ndërkombëtare por një mision që do të jetë në gjendje të mbrohet, i cili do të veprojë në territorin ukrainas”, tha Jaroslaw Kaczynski.

Ai e bëri këtë sugjerim në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Ukrainës, ku u shfaq sonte përkrah presidentit të vendit, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrave të Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë.

Udhëheqësit e Evropës Qendrore kanë bërë një udhëtim për në Kiev me tren në shenjë mbështetjeje për Ukrainën./21Media

Back to top button