Zëvendësministri i Drejtësisë: Me mbështetje të Rezolutës sonë, PDK e LDK pranuan gabimet e tyre nga e kaluara

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka deklaruar se votimi i LDK-së për rezolutën që kërkoi ndalimin e mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës, qartazi e dëshmon dhe pranon secilin gabim që, sipas tij, e kanë bërë në të kaluarën.
Ai ka shtuar se gabimin e pranon edhe PDK deklarativisht e publikisht.
”Por, kjo parti nuk pati guximin të përballet me realitetin e ta formalizojë gabimin historik që kanë bërë, duke mos votuar për ndalimin e Referendumit serb. Fatkeqësisht, ata me mosvotim, morën anë. Tragjikisht, nuk u rreshtuan në mbrojtje të Republikës”, është bërë e ditur në njoftimin e Sallahut./21Media
Back to top button