Zëvendësministri i MPJD-së takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit për Ishujt e Paqësorit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Kreshnik Ahmeti, takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit për Ishujt e Paqësorit, Baron Waqa
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se Ahmeti dhe Sekretari Waqa, diskutuan për progresin e Kosovës viteve të fundit dhe aktivitetet e PIF.
“Poashtu, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Forumit për Ishujt e Paqësorit. Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi Sekretarin Waqa për bisedën e hapur dhe pritjen miqësore. Forumi i Ishujve të Paqësorit, është themeluar në vitin 1971 dhe ka 18 shtete anëtare. Vizioni i tyre është që në rajonin e Paqësorit të mbizotërojë paqja, harmonia, siguria dhe prosperiteti, ku të gjithë popujt e Paqësorit mund të jetojnë të lirë”, thuhet në komunikatë për media./21Media