Zëvendësministri rus i mbrojtjes: Rusia nuk ka zgjidhje tjetër

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Nikolai Pankov ka aplikuar në Këshillin e Federatës Ruse për leje për të vendosur trupat ruse në Donbas.
“Rusia nuk ka zgjidhje tjetër” thotë ai në justifikimin.
Mediat kishin raportuar më parë se Putini po i kërkonte dhomës së dytë të parlamentit rus leje që të dislokonte trupat ruse jashtë vendit. Kështu tha kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse Valentina Matvienko./21Media

Back to top button