Zëvendësministrja e Mbrojtjes: Forcat ukrainase përparuan 2 kilometra në Bakhmut

Forcat ukrainase kanë qenë në gjendje t’i shtyjnë rusët 2 kilometra (1.2 milje) rreth qytetit lindor të Bakhmut gjatë javës së kaluar, tha të premten zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës.

“Armiku nuk arriti t’i realizojë planet e tij, armiku pësoi humbje të mëdha në fuqi punëtore, mbrojtësit tanë përparuan 2 km në drejtimin Bakhmut”, u shpreh zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar në një postim në Telegram.

“Ne nuk humbëm asnjë pozicion të vetëm në Bakhmut këtë javë”, shtoi ajo.

Bakhmut është vendi i një sulmi disa mujor nga forcat ruse, duke përfshirë mercenarët Wagner, që ka dëbuar mijëra nga shtëpitë e tyre dhe ka lënë zonën e shkatërruar. Por, pavarësisht nga sasia e madhe e fuqisë punëtore që Rusia ka dërguar për të pushtuar qytetin, ajo nuk ka qenë në gjendje të marrë kontrollin total dhe këtë javë pësoi humbje të mëdha në zone, shkruan CNN.

Back to top button