Zëvendëspresidentja e Argjentinës dënohet me 6 vjet burgim për korrupsion

Një gjykatë në Argjentinë ka dënuar zëvendëspresidenten, Cristina Fernandez de Kirchner me gjashtë vjet burgim për korrupsion, një rast që ka tronditur vendin.
Fernández, 69 vjeç, u shpall fajtore për “administrim mashtrues” për dhënien e kontratave të punëve publike një miku.
Ajo gjithashtu është përjashtuar përgjithmonë nga funksionet publike, por do të vazhdojë të jetë në postin e zëvendëspresidentes derisa çështja të kalojë në gjykatat më të larta.
Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 12 vjet burgim.
Fernández tha se akuzat kundër saj ishin të motivuara politikisht. Duke folur pas vendimit, ajo e përshkroi veten si viktimë, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.
Para marrjes së vendimit, ajo gjithashtu kishte akuzuar prokurorët se kishin gënjyer dhe shpifur ndaj saj.
Është hera e parë ndonjëherë që një zëvendëspresidente dënohet për një krim gjatë kohës që ishte në detyrë në Argjentinë.
Prokurorët thanë se Fernández kishte udhëhequr një partneritet të paligjshëm gjatë kohës kur ajo ishte presidente e Argjentinës nga 2007 deri në 2015.
Fernández ka mohuar me forcë të gjitha akuzat kundër saj./21Media

Back to top button