Zgjatet afati për dorëzimin e armëve
Komisioni vendosi shtyrjen për 31 dhjetor
Komisioni i Sigurisë me votat e mazhorancës ka vendosur t’i thotë po kërkesës së Ministrisë së Brendshme për të zgjatjen e afatit për dorëzimin e armëve në Shqipëri.
Derisa afati i fundit i lënë nga Ministria e Brendshme ishte fundi i muajit prill, Komisioni vendosi shtyrjen deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Deputeti socialist, Pirro Lutaj u shpreh në Komision se “rezultatet deri tani kanë qenë mbresëlënëse. Janë dorëzuar vullnetarisht shumë armë dhe kjo ndikon në rritjen e sigurisë publike”.
Ndërsa, deputeti Xhemal Qefalia tha se janë rreth 1 mijë 400 armë të dorëzuara vullnetarisht.
Nisma për dorëzimin e armëve në polici parashikon të mos ndiqet penalisht askush nga banorët që e dorëzon vullnetarisht.
Ndryshe, seanca e sotme ishte e fundit për këtë legjislacion e komisionit të sigurisë.