Zgjatet afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për RTV21 ka konfirmuar se ka zgjatur afatin për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, deri në orën 23:59 të ditës së sotme.

”Këtë vendim, KQZ e mori gjatë mbledhjes së sotme duke pasur në konsideratë se për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online http://certifikimi.kqz-ks.org dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështiësi në përdorimin e platformës”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së./21Media

Back to top button