​Zgjatet votimi në dy zona në Karolinën e Veriut

Bordi i zgjedhjeve i Karolinës së Veriut ka mbajtur një takim urgjent dhe ka miratuar një gjysmë ore shtesë për të votuar në dy zona që thuhet se ishin përkohësisht të padisponueshme për votuesit të martën herët, për shkak të problemeve teknike, raporton CNN.

Dy zonat e ndryshme, njëra në qarkun Burke në rajonin perëndimor të shtetit dhe tjetra në qarkun Wilson,në lindje të Raleigh tani do të mbyllen në orën 8 pasdite në orën lokale në SHBA.

Zëdhënësi i bordit zgjedhor të shtetit, Patrick Gannon ka thënë se vendvotimi në qarkun Wilson kishte “disa probleme me printerin që bëri që votuesit të mos ishin në gjendje të votonin për një orë apo më shumë”.

Një problem me një laptop në Burke ka kontribuar në vonesë në një vendvotim të martën në mëngjes, ka thënë drejtori i zgjedhjeve lokale, Kenny Rhyne.

Për të zgjedhur presidentin e ri – në një garë në mes të demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump – miliona amerikanë po votojnë në Shtetet e Bashkuara.

Qendrat e para të votimit mbyllen në orën 18:00 apo në mesnatë sipas orës në Kosovë, ndërkaq vendvotimet e fundit në SHBA mbyllen në orën 01:00 ose mengjesin e 6 nëntorit me orën e Kosovës.

Shtetet që do të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve janë Nevada, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Arizona, Uiskonsini, Miçigani dhe Pensilvania.

Back to top button