“Zgjedhje e parakohshme afër, VV-ja mund të pësojë në rezultat”

Kriza institucionali e krijuar tash gati 8 muaj nga procesi zgjedhor i 9 shkurtit ka vënë në pah mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si zgjidhje për të kapërcyer situatën e krijuar.
Partitë politike tashmë veçse kanë shprehur gatishmëri për shkuarje në zgjedhje të reja në rast se nuk tejkalohet kriza ndonëse disa nga to nuk i shohin si opsion të duhur.
Profesori universitar i së drejtës Kushtetuese Mazllum Baraliu, nuk e përjashton mundësinë që shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare të bëhet edhe me rekomandim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, një procesi ri zgjedhor nuk do të sillte asgjë të re përveç një përsëritje të rezultatit të 9 shkurtit me pasoja më rënda.
“Në qoftë se vendimi i i gjykatës do të ishte i atillë që ta rikthej procesin e dy apo një përfaqësuesve për nënkryetar të Kuvendit e s’do të ketë vota si deri më tash , po do të kemi krizë dhe zgjidhja e vetme do të jetë shkuarja anë zgjedhje…….Gjykata…mund të rekomandojë që të shkohet në zgjedhje. Nuk sjellin asgjë të re edhe një palë zgjedhje , mund ta kemi një reprizë të njëjtë më pasoja më të mëdha”, tha Baraliu për rtv21
Kuvendi i Kosovës aktualisht është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëse ka apo jo konstituim të tij, në mungesë të një nënkryetari nga pakicat serbe.
Në situatën aktuale, politologu Albinot Maloku thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen pas zgjedhjeve komunale.
“Zgjedhjet e parakohshme janë alternativë që subjektet politike sidomos e para po e shohin si alternativë të mundshme ….Janë të dëmshme. Mund të jetë një rezultat që mund të jetë i ndryshuar pasi qytetarët e kanë parë bllokuesin…pas zgjedhjeve lokale mund të kemi proces të ri zgjedhor”, tha Maloku.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 42 për qind të votave, PDK-ja mbi 20%, LDK-ja mbi 18 % si dhe AAK-NSIMA mbi 7% , rezultati ky që asnjërës parti nuk i dha mundësinë për formim të institucioneve si të vetme./RTV21/21Media