ZGJEDHJET 2021: 17 komuna me fitues, e 21 në balotazh

Rezultatet paraprake, të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tregojnë se në rundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave, ndërkaq në balotazh do të shkojnë 21 komuna. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, sipas rezultateve paraprake, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë në zgjedhjet lokale, derisa do të garojë në balotazh në 12 komuna./21Media

Back to top button