Zgjedhjet a do të ofrojnë zgjidhje apo vazhdim të bllokadës?

Partitë politike të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit për dhjetë muaj rrjeshtë nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë. Ndonëse LVV-ja si parti fituese kishte 48 deputetë mospajtimet për ndarjen e posteve udhëheqëse, mungesa e një shumice të qëndrueshme parlamentare dhe pozicionimet e ngurta politike e çuan vendin drejt një bllokade të gjatë institucionale.
Edhe pse në tetor u konstatua konstituimi i Kuvendit, LVV-ja dy herë radhazi dështoi të formojë Qeverinë e re në mungesë të votateve.
Zgjedhjet u cilësuan si rruga e vetme ligjore për të dalë nga ngërçi politik, të cilat u caktuan të mbahen më 28 dhjetor.
Megjithatë, ka skepticizëm nëse ky raund i ri zgjedhor do të prodhojë zgjidhje. Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, vlerëson se konsensusi ndërpartiak është i domosdoshëm.
‘’Sistemi politik në Kosovë është i krijuar asisoj që në raste normale, të zgjedhjeve normale partitë politike duhet të hyjnë në kopromis dhe në koalicione parazgjedhore dhe pas zgjedhore në mënyrë që të krijohet një Qeveri stabile”, tha Prenkaj për RTV21
Profesori i shkencave politike, Basri Muja, duke analizuar kohën e humbur për formimin e institucioneve të reja thotë se dështimet duhet të shërbejnë si mësim i rëndësishëm për të gjitha partitë politike. Ai vlerëson se është e domosdoshme të tejkalohet logjika e konfrontimit dhe të zhvillohet kulturë dialogut ndërpartiak.
‘’Shpresojë se partitë politike e kanë kuptuar leksionin se kompromisi politik nuk është dobësi dhe nuk do të thotë tërheqje nga qëndrimet politike, por është minimumi i përbashkimeve për interes të shtetiti. Pres që pas zgjedhjeve të ardhshme të ulët dhe të mendojnë racionalisht duke vendosur interesin e përgjithshëm përpara interesit të ngushtë”, tha Muja.
Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, tha se nga bllokada rreth 10 mujore për formimin e institucioneve Kosova ka humbur shumë si në politikën e brendshme ashtu edhe atë të jashtme.
‘’Në politikën e jashtme Kosova ka humbur hapa të rëndësishëm të rikthimit në arënën ndërkombëtare. U pa në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndomr që vendet përreth Kosovës kanë filluar të marrin fonden e parafinancimit ndërsa Kosova jo”, tha Prenkaj.
Ndërkohë, profesori i shkencave politike Basri Muja, vlerëson se partitë duhet ta respektojnë vullnetin politik të qytetarëve dhe të mos e zvarrisin foromimin e institucioneve.
‘’Paritë politike duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të cilët janë zgjuar në mëngjesë dhe e kanë dhënë vullnetin e tyre me qëllim që partitë politike të veprojnë dhe të konstituuojnë institutionet e vendit”, tha Muja.
Presidetja Vjsoa Osmani dje ka shprehur shqetësim se mund të ketë vonesa në formimin e institucioneve të reja Kuvendit dhe Qeverisë për shkak të mungesës së një konsensusi./RTV21/21Media