​Zgjedhjet e 12 tetorit, deri më tash janë proceduar 3.357 kuti votimi

Deri sot në orën 16:00 janë verifikuar rezultatet për 1.689 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave, si dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale në 1.668 vendvotime, raporton KosovaPress.

Sipas informacioneve nga QKN-të, nga po aq vendvotime, 1.668 janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, njofton KQZ.

Deri më tani, nga 5.142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë proceduar 3.357.

Aktivitetet deri më tash në QKN janë përmbyllur për 17 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë dhe Dragash (e enjte).

Kujtojmë, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave; verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Back to top button