Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Kurti takoi ambasadorin Hargreaves

Kryeministri në detyrë Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi mbi rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas këtyre zgjedhjeve, raporton KosovaPress.
Kurti falënderoi Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë, duke përfshirë mbështetjen për KQZ në zhvillimin e softuerit zgjedhor dhe forcimin e infrastrukturës teknologjike të zgjedhjeve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për prioritetet ekonomike të Kosovës, investimet e planifikuara kapitale, integrimet evropiane, si dhe për tema të tjera aktuale.
Britania e Madhe është një aleat kyç dhe kontribuues i madh në zhvillimin e vendit dhe Kosova mbetet e përkushtuar në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, thuhet në komunikatë.