Zgjedhjet e jashtëzakonshme në fund të këtij viti?

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka një qëndrim të qartë nëse do ta respektojë apo jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila në njoftimin e saj ka thënë se Kuvedni nuk është konstituar pa zgjedhjen edhe të një nënkryetari nga komunteti serb. Deputeti i LVV-së, Hekuaran Murati, ka thënë se do ta presin vendimin e plotë të Gjykatës për vendosur tutje.

‘’Megjithatë Gjykata Kushtetuese ka vendosur se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konsituuar dhe ende nuk e ka publikuar vendimin se si të procedohet tutje”, tha Murati

Por, nëkryetarja e Kuvendit nga PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se vendimet e Gjykatës duhet të respektohen sepse, sic tha, ato nuk janë tavolinë suedeze ku partitë politike zgjedhin sipas dëshirës së tyre zgjedhin vetëm pikat që iu konvenojnë.

‘’PDK-ja është në pritje të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet tona politike do ti marrim në përputhshmëri me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë tavolinë suedeze ku ne i marrim dhe i zbatojmë vetëm ato që na pëlqejnë apo na shkojnë për shtati politikisht e i hedhim në kosh të plehrave ato që nuk na u përshtaten apo nuk na pëlqejnë politikisht’’, tha Çitaku për rtv21

Ndërkohë, deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, akuzoi partitë e ish-opozitës për bllokim të konstituimit të Kuvendit, sic tha ato nuk votuar deputetin serb Nenad Rashiq për nëkryetar të Kuvendit.

‘’Në të mirë të shtetit ne kemi votu një kandidat nga komuniteti serb për nëkryetar, kanë qenë partitë e tjera që nuk e kanë votuar asnjë”, deklaroi Murati

Por, nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora Çitaku, konsideron se zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb nuk është çështje preference, por kërkon konsensus të të gjitha partive për tejkalimin e kësa nyje politike.

‘’Nuk bëhet fjalë këtu për preferenca përsonale se a na përlqen zoti Rashiq apo dikush tjetër, është komuniteti serb që jeton në Kosovë ai që i zgjedh përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Reëpublikës së Kosovës. Në përpjekje për të polarizuar situatën LVV-ja i ka dhënë nënkryetarit të Kuvendit një relevancë që në faktë nuk e ka. Unë jam vet nënkryetare e Kuvendit, dhe krejtë çfarë bëjë unë është që e përfaqësoj PDK-në në kryesi të Kuvendit dhe më shumë është një postë honorifik sesa që ka ndonjë pesh apo relevancë brenda Kuvendit. Kemi një Kushtetutë, kemi një rregullore pune që e ka miratuar kjo shumicë parlamentare’’, u shpreh Çitaku.

Si pasojë e mosmarrëveshjeve politike, nënkryetarja Çitaku në një intervistë ekskluzive për rtv21 ka dhënë sinjale se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen në fund të këtij viti.

“Zoti Kurti nuk e ka shumicën parlamentare. Gjashtë muaj kanë thënë se kanë, tani po thonë se nuk e kanë. Po sillen me institucionet dhe me fatin e Republikës sikur fëmijët me një lodër. Ne shpresojmë dhe jemi duke punuar vazhdimisht në terren që pas zgjedhjeve të reja parlamentare pejsazhi politik në Kosovë të ndryshoj. Të krijohet një shumicë e re parlamentare pa LVV-së dhe vendit ti ipen institucione stabile që para së gjithash synojnë ta kthejnë normalitetin në vend”, tha Çitaku.

Ndërkohë, deri në vendimin e plotë nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi vazhdon të jetë nën masën e përkohshme e cila ia ndalon përfaqësuesve të Kuvendit cdo veprim që ka të bëjë me punën në këtë institucion./RTV21/21Media

Back to top button