Zgjedhjet lokale- Kryeziu: Presim rritje të komunave që do të udhëhiqen nga VV-ja

Lëvizja Vetëvendosje pret që në zgjedhjet lokale të 12 tetorit të rrisë numrin e komunave me të cilat do të udhëheqë vetë ajo.
Anëtarja e kësja partie , deputetja, Arbëreshë Kryeziu tha për RTV21 se LVV-ja është e përgatitur se kurrë për zgjedhjet lokale dhe se ditëve vijuese do të bëhen të ditura të gjitha kandidaturat për kryetar komunash.
“Ne tashmë jemi duke udhëhequr me katër komuna qysh prej fillimit të këtij mandati dhe kemi dy komuna ne veri, dhe sigurisht që përpos këtyre presim të rrisim numrin e komunave qe do të udhëhiqen nga LVV-ja sepse këto katër komuna kane qenë shembuj të qeverisjes së mirë…Ne besojmë se ky përfaqësim i komunave do të rritet sepse do të ketë kandidatë të jashtëzakonshme për të parin E komunave dhe për të bërë punë të jashtëzakonshme për qytetarët. LVV-ja ka nisur nominimin e kandidaturave për kryetar komunash…. . Ditëve vijuese do të shkojë duke u rritur nr. i kandidaturave pasi që jemi të përgatitur t’i nënshtrohemi këtij procesi të zgjedhjeve lokale e sidomos në komunat ku ka qeverisur jemi më të përgatitur se asnjëherë që të hyjmë në zgjedhje dhe ta rikthejmë pushtetin lokal. Po punojmë intensivisht, dhe besoj shumë shpejtë do të përfundojnë të gjitha kandidaturat që do jenë në garë për zgjedhje lokale nga LVV-ja. Secili kandidat është risi në vete. Ka komuna qe duan të ndryshojnë pushtetet” ”, tha Kryeziu për RTV21.
Lëvizja Vetëvendosje nuk lidhi koalicion as me dy partitë partnere të saj, Guxon dhe Alternativën, kryetarja e kësaj të fundit, Mimoza Kusari një ditë më parë tha se do të garës për zgjedhje lokale do t’i hyjnë si parti e vetme.
E pyetur për këtë çështje, anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu tha se kjo është zgjedhje e partive se do ta respektojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën aq sa munden në këto zgjedhje.
“Alternativa ka deklaruar se do të garojë e vetme por ne do jemi mbështetës të njëra-tjetrës aq sa na takon në zgjedhje lokale. Edhe Alternativa edhe Guxo kanë kandidat shumë të mirë që mund të farojnë në komuna prandaj besoj se është zgjedhje e secilit subjekt politik dhe ne respektojmë. Deri më tani s’ka ndonjë zyrtarizim të koalicionit para zgjedhor dhe nëse zgjedhjet e parive janë të garojnë të vetme ne i mbështesim dhe respektojmë dhe i ndihmojmë aq sa mundem, tha Kryeziu për RTV21. /RTV21