Zgjedhjet lokale, më 3 shkurt prezantohet raporti final i vëzhguesve evropianë

Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (EU EOM), i cili vëzhgoi zgjedhjet komunale që u mbajtën më 17 tetor dhe 14 nëntor 2021, do të prezantojë të enjten raportin përfundimtar me gjetjet dhe rekomandimet për forcimin e procesit zgjedhor në Kosovë.
Me këtë rast, kryevëzhguesi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, eurodeputeti Lukas Mandl do t’ua dorëzojë zyrtarisht raportin liderëve institucionalë të Kosovës dhe liderëve të partive politike.
Raporti do të prezantohet në konferencën për shtyp, e cila do të fillojë nga ora 13:00.

Back to top button