Zgjedhjet lokale, PS fiton 5 bashki

Zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në 6 bashki të Shqipërisë ditën e dielë, do t’i japin kandidatëve fitues një vjet qëndrimi në postin e kryetarit të Bashkisë, derisa të mbahen zgjedhjet e tjera vendore në rang vendi. Nga rezultatet paraprake, Partia Socialiste ka fituar në 5 bashki: Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë e Dibër.

Në këto zgjedhje, PS ishte përballë dy forcave opozitare, Partia Demokratike dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, në të cilën u përfshi dhe Sali Berisha, por KQZ vendosi të lërë jashtë zgjedhjeve PD-Komisioni i Rithemelimit duke lënë si subjekt zgjedhor vetëm koalicionin LSI e PDK, por pa përjashtuar kandidatët e prezantuar nga ish kryeministri. Deri tani, e vetmja bashki ku PD renditet e dyta është Rrogozhina ndërsa në të tjerat, kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” pozicionohen në vendin e dytë.
Back to top button