Zgjedhjet në Bujanoc, Musliu nga LDP fton qytetarët për dalje masive

Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit nga radhët e Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), Shqiprim Musliu, ka votuar në zgjedhjet e sotme për kryetar të kësaj komune.

Ai me këtë rast ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke thënë se ajo është përcaktuese për mandatin e ri katërvjeçar.

I pyetur se a do të respektohet marrëveshja PD, PVD dhe LPD për koalicion pas zgjedhor për mandatin e ardhshëm, e cila u nënshkrua para zgjedhjeve, Shqiprim Musliu ka konfirmuar se do t’i qëndrojnë deri në fund.

Në garë për të parin e Bujanocit janë edhe Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike (PD), si dhe Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim.

Back to top button