Zgjedhjet në Himarë/ 70 veta s’kanë mundur të votojnë, arsyeja kartat e identitetit

Në Himarë ka nisur procesi i votimit, ndërsa 23 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakun e ri, mes Petro Gjikurias të mbështetur nga opozita dhe Vangjel Tavos, kandidatit të PS-së.
Burime për “Ora News” thanë se 70 qytetarë nuk kanë mundur të votojnë për shkak se u kanë skaduar kartat e identitetit.
S’ka ende një urdhër nga Ministria e Brendshme.