Zgjedhjet në Kosovë, Lama: Diaspora nuk e prek realitetin në Kosovë, kjo përkthehet në vota të qeverisë aktuale

(Lajm i përdtiësuar)

Zgjedhjet në Kosovë, Lama: Diaspora nuk e prek realitetin në Kosovë, kjo përkthet në vota të qeverisë aktuale

Analistja politike, Alma Lama në ‘’Click’’ të RTV21 ka thënë se kritikat  e opozitës karshi qeverisë janë me vend.

Lama tutje duke folur për zgjedhjet në Kosovë tha se opozita varet se sa ‘’do të di të përballet me propagandën qeveritare’’.

Ndër tjera, Lama ka përmendur edhe votat nga diaspora, për çka tha se ‘’ata nuk e njohin realitetin, nuk e prekin realitetin në Kosovë, i njohin gjërat në mënyrë siperfaqësore,

‘’Ata e marrin të mirqenë atë që e dëgjojnë në media kjo do të vazhdojë të përkthet në vota të qeverisë aktuale’’, tha tutje.


Krasniqi: Institucionet tona që të kërkojnë ndihmen e BE-së për integrimin e serbëve

Eksperti i sigurisë, Kolë Kransiqi në emisionit “Click” në RTV21,  tha se cdo parti që vjen në pushet në zgjedhjet e ardhshme duhet ta ketë arasysh zgjidhjen politike të #ështjes së veriut.

“Duhet detyrimisht institucionet tona që të kërkojnë ndihmen e BE-së, dhe vetëm përmes ndihmës së institucioneve perëndimore, ta bëjnë një zgjidhje fatlume e cila do të kishte mundësu integrimin e veriut”, tha Krasniqi.

Sipas tij serbëte veriut është vështirësi të integrohen “ sepse  në vazhdimësi popresin ndryshimin e skenës së përgjithshme globale ku ata sipas disa skenarvë presin llogarsin në një bashkim evendual ose në një ndryshim të kufjve e kështu më radhë. “


Krasniqi: Kosova është një projekt amerikan, NATO nuk tërhiqet

Eksperti i sigurisë Kolë Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se , Kosova është një projekt amerikan dhe se NATO nuk do të tërhiqet pavarsisht rrethanave të krijuara nga situatat e ndryshme që kanë ndodhë kohëve të fundit.

”Duhet me pas parasysh të gjithë, Kosova është një projekt amerikan, pavarsisht rrjedhave ose strukturae qeveirtare, pavarsisht konfrontimeve te politikanve tane me frymën perendimore, NATO nuk do të tërhiqet ktu, sidomos kohëve të fundit kur kemi mesazhe të qarta të veprimeve agresive’’, deklaroi Krasniqi.

 


Krasniqi: Raporti që do të publikohet këto ditë do t’i ashpërsoj masat ndaj Kosovës

Eksperti i sigurisë Kolë Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 duke komentuar mbylljen ebankave serbe në veri, vendimin për dinari, e pastaj edhe vendimin e mëhershëm për targat, tha se ishin vendime që nuk janë marrë në koordinim më bashkësinë ndërkombëtare.

“Raporti i cili do të publikohet këto ditë unë besoj që vetëm do t’i fuqizoj , por edhe ti ashpërsoj masat ndaj Kosovës”, tha Krasniqi.

Ai përmendi edhe masat e BE-së, duke thënë se veprimet e insitucioneve të Ksoovës do të duheshin të koordinoheshin me ndërkombëtaret edhe pas vendojes së masave.

 


Muhaxhiri: Veriu ka qenë top tema e kësaj qeverie

Artan Muhaxhiri analisit politik në ‘’Click’’ të RTV21 tha Qeveria e Kosovës të gjithë kohën e ka kaluar duke u marrë me veriun e vendit, por që nuk e ka kuptuar se lidhur me veriun pika kryse është bashkëpunimi mes tre akterëve, Kosovës, Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Serbisë

‘’Veriu ka qenë top tema e kësaj qeverie, shumica dërrmuese e kohës është kalu duke u marrë me veriun, shumica apsolute e energjisë është harhxu tu marrë me veriun, dilaogu dhe veriu kanë qenë dy temat kryesore për këtë arsye ka pësuar pjesa tjetër e Kosovës. Ka qenë gabim strategjik, QEveria nuk e ka pranu që për veriun janë tri shtylla, Kosova, Bashkësia Ndërkombëtare dhe Serbia, asgjë afat gjate nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin e këtyre tre faktorëve’’, tha Muhaxhiri


Muhaxhiri: Ka pasur presion ndaj Grupit Ndërkombëtar të Krizave për ndryshim të raportit për Banjskën

Artan Muhaxhiri analisit politik në ‘’Click’’ të RTV21 tha se është i bindur se ka pasur presion ndaj Grupit Ndërkombëtar të Krizave për ta ndryshuar një pjesë të tekstit nga raporti pë Kosovën ku ndër tjerash për sulmin në Banjskë thuhej se zyrtarë të KFOR-it patën negociuar për tërheqjen e një pjese të grupit të sulmuesve të armatosur serbë nga atje.

‘’Ka pasur shumë persion ndaj ndaj Grupit Ndërkombëtar të Krizave për ta ndryshuar, ne e dim se si shkruhet ai raport, jam I sigurt logjikisht se ka pasur shumë presion nga jashtë nga NATO, ndoshta edhe nga shtetet e fuqishme brenda NATo-së’’, tha Muhaxhiri.


Banjska, Lama thotë se ka pasur ndërhyrje të KFOR me këshilla për policinë që të mos ketë më shumë gjakdherdje

Analistja Alma Lama  në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për sulmin e Banjskës tha se ka informacione seka pasur ndërhyrje  të KFOR-it dhe institucioneve ndërkombëtare të sigurisë.

“Unë i kam nga burimet e para informatat që po ka pasur, kanë ndërhyrë, dhe sigurisht që kanë pasur një kudjes të shtuar nga ana e atyre dhe me këshilla dhe kujdes të shtuar nga Policia e Kosovës që të mos kishte shumë gjakderdhje, sepse kjo përvec kontesktit konflikt i drejtpërdrejt është trajtuar edhe në aspektin politik. “, tha ajo.

Lama tutje shtoi se janë lënë të ikur personat që sulmuan në Banjskë janë lënë të ikin për të mos shkaktuar më shumë gjakderdhje.

“Kjo në saj të një marrëveshje të negociuar ose jo”, shtoi ajo.


Sulmi në Banjskë, Krasniqi: Rreth Bajnskës ka qenë grupi tjetër prej 50 personave

Kolë Krasniqi ekspret i sigurisë në ”Click” të RTV21 ka folur për veprimin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave që ka ndryshuar një pjesë të tekstit nga raporti pë Kosovën ku ndër tjerash për sulmin në Banjskë thuhej se zyrtarë të KFOR-it patën negociuar për tërheqjen e një pjese të grupit të sulmuesve të armatosur serbë nga atje.

Krasniqi lidhur me këtë tha se sipas informacioneve se grupi që ka qëndruar në Banjskë ka qenë i përbërë rreth 30 personave, teksa ka shtuar se ka qenë edhe një grup tjetër rrth Bajnskës.

 

”Në Bajnskë grupi që ka qëndru është fol se kanë qenë numri prej 30 vetave, por sipas informacioneve se rreth Bajnskës ka qenë grupi tjetë prej 50 personave”, tha Krasniqi.

Back to top button