Zgjedhjet në veri, KQZ-ja mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke mbajtur mbledhje.
Është paralajmëruar që zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës të mbahen më 18 dhjetor të këtij viti, mirëpo për shkak të tensionimit të situatës atje, tani mund të shqyrtohet që këto zgjedhje të mbahen në një kohë më të përshtatshme.
Në një konferencë për media, Ilir Gashi i cili është anëtar i KQZ-së, ka thënë se nuk e di arsyen se pse po mbahet kjo mbledhje.
Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që këto zgjedhje të shtyhen për një kohë më të përshtatshme.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është në pritje të raportit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për të marrë vendim për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës.
“Ne jemi në pritje të raportit nga KQZ-ja”, ka thënë për RTV21, këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina./21Media 

Back to top button