Zgjidhja e VV-së për të krijuar vende të reja të punës në Malishevë
Alban Krasniqi kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, në debatin zgjedhor në RTV21 shpalosi programin e tij për krjimin e vendeve të reja të punës në Malishevë.
Krasniqi tha se Komuna do ofroj mbështetje në iniciativat që mund të ofrojnë punësim dhe vetëpunësimi. Veç kësaj, Krasniqi premtoi edhe krijimin e një ndërmarrje për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Zbutjen e papunësisë në Malishevë Krasniqi e sheh edhe përmes bujqësisë.
Në Malishevë janë 54 mijë e 18 qytetarë më të drejtë vote. Në garë për kryetar të Malishevës janë gjashtë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës KASTRIOT BERISHA, nga LËVIZJA VETËVENDOSJE! ALBAN KRASNIQI, nga Lidhja Demokratike e Kosovës BAJRUSH HOTI, nga NISMA Socilademokrate EKREM KASTRATI, nga Partia Demokratike e Kosovës ISNI dhe si kandidat i pavarur garon SELAJDIN BYTYÇI./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?